RRETH BREZOVICËS 

Brezovica karakterizohet me atraksione unike të cilat janë ndër vendet më të vlefshme për turizmin dimëror dhe veror, si dhe trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike. Diversiteti i atraksioneve turistike përfshin malet e Sharrit me lartësi deri në 2.600m të cilat ofrojnë shpate të buta në verë dhe të pjerrëta në dimër, si dhe gjelbërimin e përshtatshëm për rekreacion gjatë turizmit veror me fenomene shumë të vlefshme gjeo-morfologjike dhe hidrologjike – duke bërë Brezovicën një vend që duhet të vizitohet.

Në të njëjtën kohë, Brezovica ofron aktivitete sportive dhe rekreative, si shëtitjen, skijimin, gjuetinë, peshkimin, ecjen, biciklizmin, dhe një shumëllojshmëri të ngjarjeve kulturore.

SHOQATA TURISTIKE SHTËRPCË 

Shoqata Turistike Shtërpcë ofron një ofertë të plotë për turistët e cila është tipike për turizmin dimëror dhe veror, duke përfshirë jetën, historinë dhe karakteristikat e turizmit lokal dhe argëtimit në Shtërpcë. Me destinacionet e përcaktuara turistike, Shoqata Turistike Shtërpcë ofron qasje të rregulluar në të gjitha destinacionet turistike.

VIZITONI BREZOVICËN 

Brezovica është një vend me oferta të pasura turistike ku turistët duan të kthehen. Brezovica ka oferta fantastike me pako sportive dhe argëtuese në  dimër, verë, si dhe ofron vizita të organizuara në të gjitha zonat turistike duke përfshirë, akomodimin, ushqimin dhe udhëtimin.